Iu kërkua ndihmë me telefon, dy infermierës theren me thikë në një shtëpi

  • 06 July 2020 - 16:04
 Iu kërkua ndihmë me telefon, dy infermierës theren me thikë në një shtëpi

Një burrë është arrestuar si i dyshuar për therjen e dy infermierëve pasi ata i ishin përgjigjur thirrjes për ndihmë në një shtëpi në Wolverhampton të Anglisë.

Shërbimet emergjente u telefonuan për të ofruar ndihmë në një pronë private në zonën Ashmore të këtij qyteti rreth mesditës së të hënës pas shqetësimeve për mirëqenien e një burri, shkruan “Metro UK”.

Pak kohë pasi kishin arritur në vendin e ngjarjes, infermierët u therën nga personi i dyshuar dhe aktivizuan alarm emergjent për të bërë thirrje për ndihmë pas sulmit, njoftuan autoritetet shëndetësore lokale.

Kolegët e infermierëve nxituan për të shkuar në vendin e ngjarjes dhe për t’i trajtuar dy punëtorët e plagosur dhe një burrë që ishte sulmuar me elektroshok nga policia. Infermierët e plagosur u dërguan në spital për trajtim të mëtutjeshëm, por nuk është e qartë se cila është gjendja e tyre.

Organet shëndetësore njoftuan se në vendin e ngjarjes kanë shkuar disa ekipe shtesë. Të lënduarit dhe personi i dyshuar janë trajtuar nga mjekët dhe infermierët e ekipeve emergjente.

(Kosova Sot Online)