Infektohet me COVID-19 një mjek në Junik, izolohet një pjesë e stafit mjekësor

  • E.K /
  • 06 July 2020 - 16:51
 Infektohet me COVID-19 një mjek në Junik, izolohet një pjesë e stafit mjekësor

Komuna e Junikut ka bërë të ditur se një mjek i cili shërben në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Mjeku në fjalë ka shërbyer në dy ndërrime gjatë fundjavave në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Junik, ndërsa është bërë e ditur se ky mjek është me vendbanim në Fushë Kosovë.

Mirëpo nuk dihet se nga është infektuar, ndërsa bëhet e ditur se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Komuna e Junikut ka bërë apel për kujdes të shtuar gjatë marrës së shërbimeve, duke u respektuar masat mbrojtëse, siç janë bartja e maskave, respektimin e distancës dhe pastrimin e duarve vazhdimisht pas çdo kontakti.

Duhet theksuar se deri me sot, Juniku ka qenë komuna pa asnjë rast me koronavirus.

(Kosova Sot Online)