Deputeti i LDK’së kritikon qeverinë Hoti, të lihen anash inatet politike dhe të shpëtohet jeta e qytetarëve

  • S.A /
  • 06 July 2020 - 20:09
Deputeti i LDK’së kritikon qeverinë Hoti, të lihen anash inatet politike dhe të shpëtohet jeta e qytetarëve

Deputeti i LDK’së Haxhi Avdyli shprehet kritik për punën e qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti sa i përket menaxhimit të pandemisë Covid-19.

Avdyli i cili nuk mund të marrë pjesë në seancën e radhës parlamentare, të caktuar për këtë të enjte, pasi është i infektuar me koronavirus, thotë se projekligji që ka autore kryeparlamentaren Vjosa Osmani, do të duhej të diskutohej dhe të futej në fuqi.

“Prandaj sot apeli im është për Isa Mustafën e të tjerët sështë vonë të dilni me një qëndrim që ky ligj të procedohet sa më shpejtë në qeveri siç dolët për nevojën e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në fillim të pandemisë. Vendosni shpëtimin e jetërave të qytetarëve para inateve e hakmarrjes së ulët. Tani është koha të vendosni luftën Antikovid edhe para bisedave për koalicione eventuale kundërstatutore”, shkroi Avdyli në Facebook.

(Kosova Sot Online )