Makina përplas murin dhe merr përpara dy këmbësorë, ndërron jetë 28 vjeçarja

  • E.K /
  • 06 July 2020 - 20:39
 Makina përplas murin dhe merr përpara dy këmbësorë, ndërron jetë 28 vjeçarja

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të hënë në Shkodër, ku për pasojë ndërroi jetë një 28 vjeçare, e identifikuar nga policia me inicialet L.H.

Ngjarja ndodhi në rrugën Shkodër- Bardhaj pranë vendit të quajtur ura e Bardhajve. Një makinë ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me një mur. Por nga ana tjetër, automjeti ka goditur dhe dy këmbësorë, një 42 vjeçar dhe 28 vjeçaren, e cila gjeti vdekjen në spitalin rajonal shkodër.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 06.07.2020, rreth orës 17:20, në rrugën Shkodër-Bardhaj vendi quajtur ura e Bardhajve, mjeti me tip Alfa Romeo, ka humbur kontrollin mbi mjetin duke u përplasur me një mur, si pasojë ka dëmtuar dy shtetas në trotuar të cilët janë L. H. 28 vjeçe e cila ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër, si dhe është dëmtuar shtetasi D. K. 42  vjeç, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit si dhe po punohet për kapjen e drejtuesit te mjetit i cili është larguar nga vendi ngjarjes.

(Kosova Sot Online)