Zemaj thotë se do të japë dorëheqje nëse vërtetohet se vdekjet në QKUK kanë ndodhur prej neglizhencës së MSH’së

  • 06 July 2020 - 22:50
 Zemaj thotë se do të japë dorëheqje nëse vërtetohet se vdekjet në QKUK kanë ndodhur prej neglizhencës së MSH’së

Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj ka folur për disa vdekje në QKUK që po cilësohen të dyshimta.

Zemaj në RTV Dukagjini ka thënë se policia dhe prokuroria janë duke bërë punën e tyre sa i përket rastit të katër vdekjeve në Klinikën Infektive.

Ai ka thënë se ka marrë informacionin në mesnatë nga njerëzit e kabinetit të tij për ngjarjen.

“Në ora 03:00 të, mëngjesit kamë marrë një telefonatë nga kabineti se dicka ka ndodhë në Infektive dhe se është thirrë policia. Brenda një periudhe të shkurtë ka ndodhur humbja e katër jetëve. Kjo ka cu në dilema të shumta. Unë isha në Klinikën Infektive. Raportet e para kanë ardhë atë ditë. Ende është herët që të flasim për atë se cfare ka ndodhur.”

“Më kanë njoftuar se ka lëvizje edhe nga policia dhe prokuroria. Në mëngjes kam shkuar në Klinikën Infektive dhe nuk më ka pëlqyer pamja që është rrethuar me shirita Klinika Infektive. Kam kërkuar që pasi të mbarojnë punë të largojnë shiritat dhe të lënë mjekët e infermierët të bëjnë punët e tyre”.

I pyetur nëse ndjen përgjegjësi për disa vdekje në Klinikën Infektive dhe a do të jep dorëheqje, Zemaj është përgjigjur.

“Nëse vdekjet kanë ndodhur për shkak të neglizhencës së Ministrit ose Ministrisë së Shëndetësisë natyrisht se nuk do të hezitoja. Unë nuk jam përgjegjës për ndonjë akt kriminal të dikujt për shkak të kujdesisë dhe ia merr jetën dikujt tjetër. Unë do të isha përgjegjës nëse nuk ka pasur mjek, infermier, medikamente, shtretër, aparaturë, autoambulancë”.

Zemaj thotë se ai nuk mund të ndjehet përgjegjës nëse dikush ka mundur të mos e lëshojë oksigjenin sa duhet në aparaturë.

(Kosova Sot Online)