Dialogu me Serbinë pritet të rifillojë më 12 korrik

  • E.K /
  • 06 July 2020 - 23:18
 Dialogu me Serbinë pritet të rifillojë më 12 korrik

Ka një muaj që ka marr detyrën e kryeministrit. Por, të martën Avdullah Hoti do të ketë një takim shumë të rëndësishëm.

Gjithçka do të ndodh në Paris, atje ku Hoti do të takohet me presidentin francez.

Takimi do të zhvillohet në pallatin Elise, ndërsa pritja do të jetë me nderime shtetërore.

Kështu të paktën konfirmojnë nga zyra e kryeministrit.

E ky takim  në mes të Emanuell Macron e Avdullah  Hotit vjen pak ditë para se të mbahen dy takime tjera po kaq të rëndësishme.

Samiti i Parisit do të gjej Hotin duke përfaqësuar Kosovën në një prej samiteve më të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor, ndërsa do të zhvillohet online e ku pritet të merr pjesë edhe kancelaria gjermane Angella Merkell.  

Ndërkohë, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë pritet të rifilloj me 12 korrik.

Të paktën kështu ka thënë, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Por, krejt ndryshe ishte menduar rinisja e dialogut

Me 27 qershor ishte paraparë që krerët e Kosovës dhe Serbisë, të takoheshin në Uashington, në një takim të ndërmjetësuar nga Richard Grenell.

Madje ekipi kosovarë edhe kishte marrë rrugën për në Shtëpinë e Bardhë, porse ishte ndërprerë në gjysmë pasi që u bë publik lajmi se ndaj presidentit Hashim Thaçi, është dorëzuar një aktakuzë, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

T7 është interesuar të dijë nëse Richard Grenell është i njoftuar për datën e dialogut të rinisur në Bruksel.

Mirëpo nga zyra e këtij të fundit kanë thënë se nuk kanë një informacion të tillë.

(Kosova Sot Online)