Si po i vret shteti me koronavirus banorët e Sanxhakut

  • A.P /
  • 07 July 2020 - 07:26
Si po i vret shteti me koronavirus banorët e Sanxhakut

Qytetarë me maska mbrojtëse të shtrirë rrugëve të qytetit e nëpër oborr të spitalit dhe dyqane të mbushura me njoftime për vdekje masive tregojnë më së miri për gjendjen dhe tmerrin me të cilin po përballen qytetarët e Sanxhakut në Serbi.

Gjendja që po mbretëron në këtë pjesë, saktësisht në qytetin e Novi Pazarit, veç telasheve që po përballen banorët që shumica dërrmuese i takojnë komunitetit boshnjak e përkatësisë fetare myslimane, tregon edhe dy gjëra tjera.

Virusi “SARS-CoV-2” i njohur ndryshe si COVID-19 është i vërtetë dhe shumë i rrezikshëm dhe se këta qytetarë janë braktisur tërësisht nga shteti serb.

Madje, jo veç të braktisur, këtyre po ju ndalohen edhe ndihmat që po nisen nga shtetet tjera për të hyrë në këtë pjesë, ku po ndodhë tmerri që veç qytetarët e kësaj ane dinë ta tregojnë.


(Kosova Sot Online)