Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

  • A.P /
  • 07 korrik 2020 - 07:28
Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

Ministri i Drejtësisë Selim Selimi do të vizitojë Komunën e Prishtinës. (Ora 11:00)

Basri Sejdiu do të mbajë konferencë për media lidhur me vendimin e Bordit Drejtues për shkarkimin e tij nga detyra e drejtorit të përgjithshëm SHSKUK. (Ora 11:00)

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi takohet me ministren e Financave, Hykmete Bajrami. (Kabineti i ministres, ora 11:00)

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të mbajë konferencë për shtyp, pas takimit me ministren Hykmete Bajrami.(Zyrat e Sindikatës në objektin e ish-Gërmisë, ora 11:45)

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi, do të mbajë konferencë për medie. (Selia e VV, “Arbëri”, Prishtinë, ora 12:00).

(Kosova Sot Online)