Përleshje masive me thika në kampin e emigrantëve në Greqi

  • A.P /
  • 07 korrik 2020 - 07:52
Përleshje masive me thika në kampin e emigrantëve në Greqi

Një përleshje masive ka ndodhur në kampin e emigrantëve Moria, në ishullin grek të Lesbos. Një i ri afrikan ka humbur jetën, ndërsa të paktën 3 të tjerë mbetën të plagosur me thikë.

Përleshja ndodhi mes të rinjve nga Afrika dhe një grupi nga Afganistani, ndërsa u nevojit ndërhyrja e policisë për të shpërndarë të rinjtë. Dyshohet se dhuna ka nisur pas vjedhjes së një celulari.

Kampi i Moria-s në Greqi u ngrit për të pritur më pak se 2800 emigrantë, por aktualisht aty janë duke qëndruar më shumë se 17 mijë persona.

Gjatë këtij viti dhuna është rritur ndjeshëm, ku deri tani janë vrarë me thikë 5 persona, mes të cilëve edhe një grua.

(Kosova Sot Online)