Momenti kur luani e bën “copë e thërrimë” hienën

  • A.P /
  • 07 July 2020 - 07:57
Momenti kur luani e bën “copë e thërrimë” hienën

Fotografitë dramatike, të kapura në Afrikën Jugore, shfaqin momentin kur një luan me peshë 190 kg e shqyen hienën 65-kilogramëshe, shkruan tabloidi britanik ‘Daily Mail’

Momenti i jashtëzakonshëm është kapur në një sëri fotosh të realizuara nga fotografi Chad Cocking, 36-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në Parkun ‘Greater Kruger’ të Afrikës së Jugut.

Luani, siç shihet në fotografi, e kapë në qafë hienën përpara se ta tërheqë atë zvarrë.

“Pas vetëm pak minutash kafshim në qafë, luani mashkull e la hienën të pa frymë”, deklaroi fotografi.

“Klani i hienave u afrua për ta shpëtuar anëtarin e tyre, por më vonë e kuptuan se nuk mund t’i bënin ballë luanit”, shtoi tutje ai. 

Image
Image

(Kosova Sot Online)