Nuk ka radhë për t’i varrosur, arkivolet lihen për orë të tëra në mes të rrugës

  • A.P /
  • 07 July 2020 - 09:00
Nuk ka radhë për t’i varrosur, arkivolet lihen për orë të tëra në mes të rrugës

Numri në rritje i vdekjeve nga koronavirusi po shkakton probleme në qytetin e Cochabamba, një nga më të mëdhenjtë në Bolivi.

Prej ditësh, familjet e viktimave nga Covid-19 janë përballur me pritje të gjata për të përcjellë të afërmit e tyre në banesën e fundit. Shumë të tjerëve iu është dashur të përballen me praninë e një arkivoli të mbyllur diku në shtëpinë e tyre për periudha të gjata.

Të afërmit e një 62-vjeçari që ndërroi jetë javën e kaluar madje në shenjë proteste e vendosën arkivolin e tij në mes të një rruge për disa orë.

Varrmihësit kanë kërkuar që të hapet një varrezë speciale për të vdekurit nga Covid-19 për të lehtësuar presionin.

(Kosova Sot Online)