Arrestohen dy vëllezër në Rahovec pasi u rrahën mes vete

  • A.P /
  • 07 July 2020 - 09:30
Arrestohen dy vëllezër në Rahovec pasi u rrahën mes vete

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete në Rahovec.

Sipas policisë të njëjtit janë vëllezër dhe kanë pranuar tretman mjekësor.


“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (vëllezër), pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete. Pas tretmanit mjekësor, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)