191 raste të reja brenda ditës, ky shtet kthen masat e izolimit

  • A.P /
  • 07 July 2020 - 09:40
191 raste të reja brenda ditës, ky shtet kthen masat e izolimit

Shtimi i rasteve të reja me koronavirus ka bërë që autoritetet në Australi të marrin masa duke rikthyer edhe një herë izolimin.

Sipas një urdhri të kryemistrit Daniel Andrews, Melbourne dhe një zonë në rajonin e Victorias do të mbyllen sërish. Sipas urdhrit kjo mbyllje do të zgjasë për gjashtë javë, shkruan BBC.

Melbourne është qyteti i dytë më i madh në Australi dhe javët e fundit ka shënuar rritje të numrit të rasteve të reja me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit në Melbourne janë raportuar 191 raste të reja, rekord ditor për qytetin.

(Kosova Sot Online)