Qeni shpëton nga mbytja 6-vjeçarin

  • A.P /
  • 07 July 2020 - 10:28
Qeni shpëton nga mbytja 6-vjeçarin

Një vogëlush 6 vjeçar rrezikoi të mbytej në det ndërsa po lahej në plazhin e Tarquinit në provincën e Viterbos, por fati ishte me të. Një qen labrador i njësisë vullnetare të Mbrojtjes Civile u hodh në ujë dhe e shpëtoi.

Qeni i quajtur Panna, i trajnuar pikërisht për të tilla situata, kreu një nga misionet më të bukura. Shpëtoi një jetë.

“6-vjeçari dhe Panna u bënë menjëherë shumë shokë”, shkruhet në faqen zyrtare të SICS.

Sipas të dhënave nga vendngjarja, 6 vjeçari po luante me një kanoe, kur era e largoi nga bregu dhe më pas e përmbysi. Djali nuk dinte not dhe u gjet në vështirësi.

Fatmirësisht Panna u hodh në det si shigjetë dhe arriti ta nxirrte atë në breg.

(Kosova Sot Online)