India shënon mbi 22,000 raste të koronavirusit për një ditë

  • A.P /
  • 07 July 2020 - 10:51
India shënon mbi 22,000 raste të koronavirusit për një ditë

Gjatë 24 orëve të kaluara, India i ka regjistruar 22,252 raste të reja të koronavirusit, me ç’rast numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 718,665 persona.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe  467 të vdekur dhe shifra e përgjithshme e viktimave shkoi në 20,160, shkruan “The Guardian”.

Shkalla e vdekjeve dhe infektimeve në Indi është duke u rritur me ritmin më të lartë në tre muajt e fundit pasi qeveria i largoi masat kufizuese që lanë miliona njerëz pa punë.

Ndryshe, India të hënën ia zuri vendin e tretë Rusisë në listën e vendeve me numrin më të madh të rasteve në botë. Para Indisë janë vetëm Shtetet e Bashkuara dhe Brazili.

Zyrtarët shëndetësorë kanë frikë se numri i viktimave mund të rritet në masë të konsiderueshme gjatë javëve të ardhshme.

Në javën e parë të qershorit, numri mesatar ditor i viktimave të koronavirusit në Indi ishte 250, ndërsa në javën e parë të korrikut, kjo shifër u rrit në 450.


(Kosova Sot Online)