Vdesin binjakët e ngjitur më të vjetër në botë

  • A.P /
  • 07 July 2020 - 11:29
Vdesin binjakët e ngjitur më të vjetër në botë

Binjakët e ngjitur më të vjetër në botë, Ronnie dhe Donnie Gaylon, kanë vdekur në moshën 68-vjeçare në Ohio të Shteteve të Bashkuara.

Ata kanë qenë të ngjitur që dita e lindjes, më 28 tetor 1951. Prindërit e tyre, Eileen dhe Wesley Gaylon, nuk e kishin ditur se do të kenë binjakë, aq më pak binjakë të ngjitur, shkruan “Daily Mail.

Binjakët e ngjitur ishin lindur të shëndoshë, por dy vjetët e parë të jetës i kishin kaluar në spital përderisa mjekët mundoheshin të gjenin ndonjë mënyrë të sigurt për t’i ndarë. Kur prindërve të tyre u ishte thënë se nuk ka garanci se të dy djemtë do t’i mbijetonin operacionit, ata kishin refuzuar t’i fusnin të bijtë në operacion.

Sipas të dhënave, këta binjakë ishin braktisur nga nëna kur i kishte lindur, duke i lënë të rriten nga babai dhe më vonë nga njerka.

Ata kishin mësuar të ecin kur i kishin 29 muaj, duke e ndërruar radhën se kush do të lëvizte prapa. Prindërit kishin angazhuar terapistë për t’u mësuar shkathtësi elementare, si lidhja e tojave të këpucëve dhe përdorimi i tualetit.

Image

(Kosova Sot Online)