Deputeti i Kosovës kërkon dorëheqjen e Armend Zemajt

  • A.P /
  • 07 July 2020 - 11:59
Deputeti i Kosovës kërkon dorëheqjen e Armend Zemajt

Pas disa vdekjeve që tashmë është duke i hetuar prokuroria që kanë ndodhur në QKUK, është kërkuar dorëheqja e ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemajt.

Këtë kërkesë e kanë pasur nga Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëhiqet nga Albin Kurti.

Deputeti i kësaj partie,  Hajrulla Ceku ka shkruar në Facebook se Zemaj duhet të shkarkohet.

Sipas deputetit të LVV’së, nuk mund të pritet dorëheqje nga Zemaj, pasi që dorëheqja është akt moral.

“Edhe sa njerëz duhet të vdesin që të shkarkohet Armend Zemaj? Dorëheqje nuk mund të presim prej tij, sepse dorëheqja është akt moral”, ka shkruar ai.


(Kosova Sot Online)