Deputeti i LDK-së i prekur nga Covid-19:Jam duke u shëruar me sukses

  • A.P /
  • 07 July 2020 - 12:17
Deputeti i LDK-së i prekur nga Covid-19:Jam duke u shëruar me sukses

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, para pak ditëve u konfirmua si pozitiv me Covid-19.

Ai përmes një postimi në facebok po deklaron se gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe po shkon drejt përmirësimit.  Dhe se simptomat e koronavirusit tahsmë nuk janë prezente shumë në trupin e tij.

“Sot e fillova një ditë me shumë pak simptoma. Po shkoj drejt përmbylljes së sukseshme të përballimit me Covid. Faliminderit të gjithëve për thirrjet (disa skam mund edhe ti hap), mesazhet, shkrimet e ndryshme. Faliminderit e ju dua të gjithëve . Shpejt edhe do shihemi… #mbanimaskë #mbanidistancë #mbanipasterti

(Kosova Sot Online)