Bislimi: Askush i VV’së nuk është infektuar për shkak të tubimit të 12 qershorit

  • A.P /
  • 07 korrik 2020 - 13:02
Bislimi: Askush i VV’së nuk është infektuar për shkak të tubimit të 12 qershorit

Lëvizja Vetëvendosje thotë se tubimi i organizuar nga ta me datë 12 qershor nuk është burim i rritjes së numrit të të prekurve me koronavirus në vend.

Kështu ka deklaruar nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, që sot ka mbajtur një konferencë për media.

Ai ka thënë se nuk ka asnjë aktivist apo deputet të LVV’së të prekur me koronavirus.

“Nuk kemi asnjë aktivist a deputet përkundër që kemi qenë në tubimin e 12 qershorit. Burimi kryesor është qëndrimi në ambiente të mbyllura, jo të hapura”, ka thënë ai.

I njëjti ka shtuar se kanë vepruar sipas rregullave në fuqi kur kanë dalur në shesh.

“Një qeveri e duhur nuk merret me fajtorë, tani me rëndësi është të shpëtohet jeta. Kur kemi mbajtur manifestimin e kemi pas lejen e organeve dhe kemi vepruar sipas rregullave në fuqi të vendosura nga kjo qeveri. Kjo qeveri ka hequr të gjitha limitet për lëvizje. Kjo qeveri ka relaksuar masat nëse kjo Qeveri nuk do të relaksonte masat ai tubim nuk do të mbahej”, ka deklaruar ai.

(Kosova Sot Online)