Apostolova flet për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe

  • A.P /
  • 07 July 2020 - 13:04
Apostolova flet për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe

Shefja e BE’së në Kosovë, Nataliya Apostolova folur për marrëveshjet e Brukselit të vitit 2013 mes Kosovës dhe Serbisë. Apostolova ndër të tjera ka thënë se BE’ja pret që marrëveshjet e arritura në Bruksel të zbatohen në tërësi, përfshirë edhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Shefja e Zyrës së BE’së në një intervistë për ‘Jedinstvo’ ka thënë se parimi themelor i marrëdhënieve ndërkombëtare është respektimi i marrëveshjeve.

Në pyetjen se pala kosovare po refuzon të zbatojë Marrëveshjet e Brukselit, ndër të cilat është edhe formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, Apostolova është shprehur se BE’ja  pret që Serbia dhe Kosova të respektojnë marrëveshjet e mëparshme nga dialogu dhe të zbatohen në tërësi për çfarë është marrur vesh.

“Ne presim që Serbia dhe Kosova do të respektojnë marrëveshjet e kaluara nga dialogu dhe të zbatojnë plotësisht atë që është rënë dakord. Kjo është parimi thelbësor i çfarëdo marrëveshje në marrëdhëniet ndërkombëtare. Beogradi dhe Prishtina janë të barabartë në tavolinën e dialogut”, ka thënë Apostolova për Jedinstvo.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, më 23 dhjetor 2015 ka marrë vendim në lidhje me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetutese disa pjesë të marrëveshjes së fundit për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe (AKS) e nënshkruar më 25 gusht të vitt 2015 nuk janë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës.

Në vendimin e saj Gjykata Kushtetuese sqaron se Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe duhet të themelohet ashtu siç është parashikuar në marrëveshjen e parë të nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më 19 prill të vitit 2013.

(Kosova Sot Online)