Takimi i nisur në 11:30 ka përfunduar, por ende s’ka njoftim se çfarë folën Hoti e Macron

  • E.K /
  • 07 July 2020 - 15:34
 Takimi i nisur në 11:30 ka përfunduar, por ende s’ka njoftim se çfarë folën Hoti e Macron

As pas katër orëve pas takimit mes kryeministrit Avdullah Hotit me presidentin francez, Emmanuel Macron, nuk ka asnjë njoftim nga Zyra e Presidentit se çfarë u bisedua në Paris.

Orë më parë ka përfunduar takimi mes Hotit e Macronit, por asnjë e dhënë rreth tij nuk është bërë publike.

Hoti, në profilet e tij në rrjete sociale, ka publikuar vetëm pamjet nga pritja që iu bë në pallatin Elysée në Paris.

Ndërkaq, nga takimi i nisur në orën 11:30, Zyra e Kryeministrit akoma s’ka lëshuar njoftim.

Kryeministri Hoti ka nisur takimet, sipas agjendës evropiane, për bisedimet me Serbinë.

Ai të premten, më 10 korrik, do të marrë pjesë në samitin virtual të Parisit, të cilin e kanë thirrur presidenti Macron dhe kancelarja gjermane,  Angela Merkel. Përvec Kryeministrit Hoti dhe presidentit serb Aleksander Vuciq,

Kryeministri Hoti do ta përfaqesojë Kosovën edhe në takimin me presidentin serb, Aleksander Vuciq, në Bruksel, më 12 korrik.

Presidenti Hashim Thaci, që viteve të fundit ka udhëhequr bisedimet me Serbinë, nuk do të marrë pjesë në asnjë takim të kësaj jave.

(Kosova Sot Online)