MSH publikon broshurat online të masave të reja kundër COVID-19

  • E.K /
  • 07 July 2020 - 16:05
 MSH publikon broshurat online të masave të reja kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar masat e reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Me masat e reja që kanë hyrë në fuqi që nga dje, ndalohet qarkullimi i personave fizik nga ora 21:00-05:00 si dhe gastronomia në gjithë Kosovën.

Në orët e tjera do të punohet vetëm në hapësira të hapura dhe shërbimi merre-me-veti.

Transporti publik do të funksionojë me kapacitet të përgjysmuar të udhëtarëve, derisa në institucionet publike dhe private do të punoj vetëm stafi i domosdoshëm.

Në institucionet shëndetësore publike dhe private do të merren vetëm shërbimet esenciale.

Komunat janë urdhëruar që të ri-aktivizojnë plotësisht shtabet e tyre lokale, derisa Inspektorati sanitar dhe të gjitha inspektoratet e tjera janë të obliguara t’i vëjnë të gjitha kapacitetet e tyre për të mbikëqyrë zbatimin e situatave.

(Kosova Sot Online)