Hoti pas takimit me Macron: Franca e përkushtuar ta mbështes Kosovën në dialogun më Serbinë që duhet të çojë në njohje

  • E.K /
  • 07 July 2020 - 17:06
 Hoti pas takimit me Macron: Franca e përkushtuar ta mbështes Kosovën në dialogun më Serbinë që duhet të çojë në njohje

Kryeministri Avdullah Hoti ka folur rreth takimit të tij me presidentin francez Emmanuel Macron  në Paris. Thotë se ndihet i nderuar nga pritja që iu bë në Pallatin Elysee dhe se Macron iu zotua se Franca përkrah Serbinë.

“Shumë i nderuar me pritjen nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Raportet e Kosovës me Francën janë të shkëlqyeshme dhe ne jemi falëndërues për përkrahjen e saj. Përpektiva e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është e vetmja mundësi për paqe, stabilitet dhe prosperitet në këtë pjesë të Evropës” , ka shkruar Hoti në Twitter.

“Franca zotohet se do të vazhdojë ta përkrah Kosovën në procesin e dialogut me Serbinë, i cili duhet të çojë në njohje të dyanshme dhe normalizim të raporteve” , thuhet tutje në postimin e tij.

(Kosova Sot Online)