
Lexoni edhe:
Lutfi Haziri me një postim të ashpër për dasmat dhe ahengjet. Kjo s’guxon të ndodhë
Epidemiologu serb, Zoran Radovanoviq, po thotë se në Serbi ka më shumë raste të vdekjeve dhe të infektimeve nga COVID-19, sesa ato që zyrtarisht i raporton shteti serb.
Ai ka përmendur datën e 2 korrikut ky zyrtarisht ishin raportuar vetëm gjashtë raste të vdekjeve në Serbi. Sipas tij atë ditë në të vërtetë kishin vdekur 52 persona.
Lutfi Haziri me një postim të ashpër për dasmat dhe ahengjet. Kjo s’guxon të ndodhë Lexoni edhe:
“Nëse do t’iu tregoja se me 2 korrik zyrtarisht u raportuan gjashtë vdekje, por që në të vërtetë ishin 52, atëherë ju do të më pyesni si e di këtë, për këtë do të më duhet që të zbuloj identitetin e një kolegu nga Klinika Infektive i cili luftoi me disa vdekje për tetë orë. Por papritur e sheh raportin se janë vetëm gjashtë vdekje dhe aty mbaron gjithçka”, ka thënë Radovanoviq.
Radovanoviq thotë se e ka telefonuar edhe një kolege tjetër nga jugu i Serbisë, e cila ka thënë se si në Klinikën e saj kishin vdekur pesë persona, derisa ai numër nuk figuronte në shifra zyrtare pavarësisht se i kishte plotësuar formularët.
Ima li nešto nejasno? pic.twitter.com/IDO9l3AzEH
— Rebelië ë (@Remoozbg) July 7, 2020
(Kosova Sot Online)