Tomë Gashi thotë se nuk pret marrëveshje me Hotin si kryeministër: Nuk është i aftë të udhëheqë

  • E.K /
  • 07 July 2020 - 21:21
 Tomë Gashi thotë se nuk pret marrëveshje me Hotin si kryeministër: Nuk është i aftë të udhëheqë

Avokati Tomë Gashi ka komentuar vizitën e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, në Francë. Takimi ishte si parapërgatitje për dialogun Kosovë-Serbi që pritet të fillojë më 13 korrik me ndërmjetësimin e BE’së.

Gashi thotë se pas anulimit të takimit në Shtëpi të Bardhë, pas zhvillimeve me Gjykatën Speciale, nuk pret që të ketë marrëveshje me Serbinë brenda një kohë të shkurtër.

“Hoti nuk mund të udhëheqë pa ThaTakimi ishte si parapërgatitje për dialogun Kosovë-Serbi që pritet të fillojë më 13 korrik me ndërmjetësimin e BE’së.

Gashi thotë se pas anulimit të takimit në Shtëpi të Bardhë, pas zhvillimeve me Gjykatën Speciale, nuk pret që të ketë marrëveshje me Serbinë brenda një kohë të shkurtër.

“Hoti nuk mund të udhëheqë pa Thaçin”, ka thënë ai.

Ai tutje thotë se shpreson që presidentit Hashim Thaçi, të mos i konfirmohet aktakuza nga Prokuroria Speciale pasi që do të rezantonte keq mbi shtetin e Kosovës, dhe në këtë rast mbi një institucion të lartë sikur është presidenti i vendit.

Gashi po ashtu thotë se po të ishte në sitautë të njëjtë, kryeparlamentarja Vjosa Osmani apo ish-kryeministri Albin Kurti, atëherë nuk do të ngurronin që të udhëhiqnin dialogun.

(Kosova Sotb Online)