Selmanaj tregon se nga Franca nuk morën lajme të mira për liberalizimin e vizave

  • E.K /
  • 07 July 2020 - 22:16
 Selmanaj tregon se nga Franca nuk morën lajme të mira për liberalizimin e vizave

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka folur rreth takimit të sotëm në Paris, në mes të kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit francez Emmanuel Macron. Selmanaj , tha se Franca vazhdon të ketë hezitime për liberalizimin e vizave.

Franca nuk do e bllokojë liberalizimin e Kosovës, por vazhdon të ketë hezitime. Lajmin e dha zëvendëskryeministri Driton Selmanaj.

“Shteti francez ka ende dilema për shkak të eksperiencës së disa vendeve të Ballkanit. Për fatin e keq ka akoma, dilema hezitime. Nuk ka qasje bllokuese por vazhdon të ketë hezitime”, tha Selmanaj.

Ndërkohë, takimin në përgjithësi e ka quajtur ‘konstruktiv dhe miqësor’.

“Ne erdhëm dhe hapëm shumë tema me Macron. Biseduam për sfidat që ka Kosova aktualisht, si lufta kundër Covid-19 si dhe planet për rimëkëmbje ekonomike”, tha ai.

(Kosova Sot Online)