Edhe 183 raste të reja me koronavirus në Kosovë — shërohen 57 pacientë të tjerë

  • E.K /
  • 07 korrik 2020 - 23:28
 Edhe 183 raste të reja me koronavirus në Kosovë — shërohen 57 pacientë të tjerë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 183 raste të reja me koronavirus në vend.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 3886.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 365 mostra, prej të cilave 183 kanë rezultuar pozitive.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 73 raste, komuna e Gjilanit 20 raste, komuna e Pejës 13 raste, komuna e Vushtrrisë 11 raste, komuna e Fushë Kosovës 10 raste, komuna e Lipjanit 10 raste, komuna e Mitrovicës 9 raste, komuna e Skenderajt 6 raste, komuna e Ferizajt 6 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Drenasit 4 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Kamenicës 3 raste, me nga 2 raste komunat: Rahovecit, Viti, Istog, Graçanicë dhe me nga 1 rast komunat: Zubin Potok, Dragash dhe Malishevë.”, ka njoftuar IKSHPK.

(Kosova Sot Online)