Statistikat: Një në një mijë banorë në Kosovë i infektuar me COVID-19

  • A.P /
  • 08 July 2020 - 07:19
Statistikat: Një në një mijë banorë në Kosovë i infektuar me COVID-19

Kosova ka shënuar edhe një tjetër natë me një numër të madh të të infektuarish me koronavirus.

183 raste të reja janë shënuar gjatë natës së sotme, ndërsa është rritur edhe numri i viktimave

Sipas IKSHPK, numri total i rasteve pozitive 3.886 raste nga 26.039 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 82 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

IKSHPK ka bërë thirrje që të zbatohen rregullat, ndërsa ka theksuar se bartja e maskave është obligative.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës ka vendosur që të kthejë masat e rrepta të izolimit për disa qytete në Kosovë, të cilat edhe kanë numrin më të madh të të prekurve nga infeksioni Covid-19.

(Kosova Sot Online)