Mjeku kosovar në Gjermani: Testet për Covid-19 që bëhen në Kosovë dallojnë nga ato të shteteve tjera

  • A.P /
  • 08 July 2020 - 07:42
Mjeku kosovar në Gjermani: Testet për Covid-19 që bëhen në Kosovë dallojnë nga ato të shteteve tjera

Testet që bëhen për të vërtetuar Covid-19 dallojnë shumë nga vendi në vend.

Për vërtetësinë e testeve me strisho që bëhen në Kosovë, në Ballkan dhe në Europë, mjeku kosovar Halil Krasniqi, që punon në një klinikë të madhe në Shtutgart, ka thënë se efikasiteti i testeve dallon varësisht nga shtetet edhe pse thotë se edhe atje përdoren testet me strisho.

“Efikasiteti i testeve është i ndryshëm fatkqësisht në shtete të ndryshme, në Gjermani por edhe në Kosovë. Problemi qëndron te testet, në një studim përkatës në Berlin, është verifikuar se testet të cilat i marrin të gatshme për ta marrë strisho, nuk po përmendi përqindje por jane pozitive. Është pacienti i infektuar apo jo, testi është pozitiv, kjo pastaj është korigjuar në kohë të shkurtë janë marrë edhe testet tjera janë hapur dhe janë mbyllur pa marrë strishot e personit, por kanë qenë pozitive. Edhe këtu duhet të kemi kujdes, por kryesishtë testet qe kanë kaluar ne Evropë janë të sakta” ka thënë doktor Krasniqi. Gjithashtu ka thënë se testet përmes gjakut janë më të sigurta sa i përket testimit për COVIT-19.

(Kosova Sot Online)