Partia e Merkelit synon t’ua japë 50 për qind të posteve grave brenda pesë vjetësh

  • A.P /
  • 08 July 2020 - 10:10
Partia e Merkelit synon t’ua japë 50 për qind të posteve grave brenda pesë vjetësh

Partia më e madhe në Gjermani, Kristiandemokratët e kancelares Angela Merkel, po planifikojnë që të vendosin përfaqësim të barabartë gjinor në organet rajonale dhe qendrore të partisë deri në vitin 2025. Këtë lajm e kanë konfirmuar dy burime brenda partisë.

Ndonëse tash për tash udhëhiqet nga një grua, Annegret Kramp-Karrenbauer, dhe ndonëse ia ka dhënë Gjermanisë kancelaren e parë grua, Angela Merkelin, vetëm çereku i anëtarëve të Partisë Kriastinademokrate përbëhet nga gratë, diçka që partia po synon ta ndryshojë.

Sipas këtij plani, të hartuar nga udhëheqësit e partisë gjatë bisedimeve të një dite më parë, gratë duhet të përbëjnë 40 për qind të të gjitha organeve qeverisëse nga niveli rajonal e lart nga viti 2023, ndërsa kjo përfqindje duhet të rritet në 50 për qind nga viti 2025, shkruan “Reuters.

Partitë e tjera, siç është Partia e Gjelbër, e cila është e dyta sipas sondazheve, për një kohë të gjatë ka pasur politika që u sigurojnë grave rol të rëndësishëm në parti.

Sipas burimeve brenda Partisë Kristiandemokrate, ky plan ende nuk është miratuar formalisht dhe kjo ndoshta do të bëhet në kongresin e partisë që mbahet në dhjetor të këtij viti.

(Kosova Sot Online)