Obiliq: Arrestohen 6 persona për organizimin e skemave piramidale

  • A.P /
  • 08 July 2020 - 10:22
Obiliq: Arrestohen 6 persona për organizimin e skemave piramidale

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 6 persona të dyshuar për organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, pasditën e djeshme rreth orës 18:00, në Obiliqi.

Arrestimi i tyre u bë gjatë kontrollit në 6 lokale afariste nën dyshimin se janë duke zhvilluar veprimtari të kundërligjshme.

Përveç arrestimit të të dyshuarve, policia njofton se gjatë kontrollimit të lokale janë sekuestruar 8 pajisje përmes të cilave dyshohet se janë zhvilluar lojëra të fatit.

“Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)