Gati gjysma e britanikëve punuan nga shtëpia në prill

  • A.P /
  • 08 July 2020 - 12:56
Gati gjysma e britanikëve punuan nga shtëpia në prill

Sipas një hulumtimi të Zyrës për Statistika Kombëtare të Britanisë së Madhe, gati gjysma e punëtorëve kanë punuar nga shtëpia gjatë muajit prill, kur ishte kulmi i përhapjes së koronavirusit.

Në bazë të të dhënave të këtij hulumtimi, 46.6 për qind e punëtorëve punuan nga shtëpia, kryesisht për shkak të masave kufizuese, shkruan “BBC”.

Nga ata që punuan nga shtëpia, një e treta e punëtorëve punuan me orar më të shkurtër se zakonisht, ndërsa një e tretë tjetër me orar më të gjatë.

Për më tepër, në mesin e atyre që punuan nga shtëpia kishte më shumë gra se burra, ndërsa punëtorët më të moshuar kishin më shumë gjasë të punonin nga shtëpia sesa ata nën moshën 24-vjeçare.

Në hulumtim gjithashtu thuhet se punëtorët që kryejnë punë dore kishin më pak mundësi të punojnë nga shtëpia.

Ndryshe, Britania e Madhe është shteti me më së shumti viktima të koronavirusit në Evropë dhe një ndër vendet më të prekura në tërë botën.

(Kosova Sot Online)