Zviceranes që dyshohet se e mashtroi Loredana i vdes nëna, thotë se s’po ka para për funeral

  • A.P /
  • 08 July 2020 - 13:25
Zviceranes që dyshohet se e mashtroi Loredana i vdes nëna, thotë se s’po ka para për funeral

Reperja Loredana Zefi do të merret në pyetje pasi akuzohet se i ka zhvatur para një çifti nga Valais.

Zvicerania, Petra  dhe burri i saj, Hans Z. vitin e kaluar kanë akuzuar artisten nga Ferizaji se ajo ka marrë 700 mijë franga nga çifti, rast ky që u zbulua nga 20 minuten.

Disa herë zvicernia ka dalë në media duke kërkuar nga Loredana që ta tregoj të vërtetën dhe duke treguar për vështirësitë financiare me të cilat ajo po përballet.

“Nuk po ndihem mirë. Nëna më ka vdekur me 11 qershor. Sikur të mos mjaftonte kjo, tani nuk fare para për të paguar varrimin e nënës. Varrimi kushton 4000 franga, por nuk kam asnjë që të paguaj. Kjo për shkak të Loredanës. Nëse ajo nuk do të kishte marrë të gjitha paratë e mia, ne do të ishim mirë financiarisht”, citohet të ketë thënë e moshuara zvicerane.

(Kosova Sot Online)