Seancat për gjykimin e rastit “Veteranët” mbahen në javën e parë të gushtit

  • G.G /
  • 08 korrik 2020 - 13:53
Seancat për gjykimin e rastit “Veteranët” mbahen në javën e parë të gushtit

Gjykimi ndaj 12 të akuzuarve për rastin e njohur si “Veteranët” do të vazhdojë më 3, 4 dhe 6 gusht të këtij viti.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali stafi mbështetës i gjyqtares Nushe Kuka – Mekaj.

Gjykimi në këtë rast pritet të vazhdojë me dhënien e mbrojtjes nga anëtarët në atë kohë të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Agim Çeku bashkë me Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Çelë Gashi, Shukri Buja, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, po gjykohen që në cilësinë e anëtarëve të  këtij komisioni kanë keqpërdorur pozitën zyrtare.

Me veprimet e kundërligjshme që dyshohet të jenë kryer, pretendohet se buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumë prej ë88.769.217.04 euro.

Seancat për gjykimin e të akuzuarve në këtë rast ishte paraparë të mbahen më 17 dhe 18 qershor, por ato ishin pezulluar për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi dhe rreziku i përhapjes së këtij virusi.

(Kosova Sot Online)