Për të dytën ditë radhazi, Pekini shënon zero raste të reja të koronavirusit

  • A.P /
  • 08 July 2020 - 14:29
Për të dytën ditë radhazi, Pekini shënon zero raste të reja të koronavirusit

Kryeqyteti kinez, Pekini, nuk e ka shënuar asnjë rast të ri të koronavirusit për herë të parë pas shpërthimit të një vale të re të përhapjes muajin e kaluar dhe për ditën e dytë radhazi.

Përhapja e lidhur me një treg të madh në këtë qytet deri më tani i ka sjellë 335 raste të personave të infektuar, shkruan “BBC.

Kjo gjendje i kishte detyruar autoritetet që të kryejnë testime masive, t’i mbyllin disa zona dhe të vendosin kufizime të udhëtimeve në së paku 27 lagje të Pekinit.

Megjithatë, duket se kjo përhapje u dobësua për një kohë, sepse qyteti nuk ka regjistruar më shumë se tri raste në ditë gjatë javës së kaluar.

Ndryshe, Kina është shteti ku u regjistruan rastet e para të koronavirusit të ri në dhjetor të vitit të kaluar. Në krahasim me disa shtete të tjera, Kina ka numër relativisht të vogël të rasteve, sidomos kur merret parasysh popullsia prej 1.39 miliard banorësh.

(Kosova Sot Online)