Policët serbë rrahin brutalisht qytetarët

  • A.P /
  • 08 July 2020 - 14:45
Policët serbë rrahin brutalisht qytetarët

Një video që është shpërndarë në rrjete sociale shfaq policët serbë duke rrahur brutalisht qytetarët në Beograd.

Nga videoja shihet se si qytetarë të ulur në stol dhe krejtësisht paqësor sulmohen dhe rrahën brutalisht nga policët serbë, të cilët i godasin me shkopinj gome.

Videon e njëjtë e ka shpërndarë në profilin e saj zyrtar në Twitter edhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Van Cramon.

Von Cramon ka shkruar se Vuçiq po sulmon brutalisht qytetarët e rëndomtë dhe kalimtarët e rastit.


(Kosova Sot Online)