Italia kërkon kufizime të reja të lëvizjes për vendet jashtë BE-së shkaku i virusit

  • E.K /
  • 08 July 2020 - 15:46
 Italia kërkon kufizime të reja të lëvizjes për vendet jashtë BE-së shkaku i virusit

Italia të mërkurën ka bërë thirrje për masa të reja parandaluese për udhëtarët që udhëtojnë drejt shteteve të Bashkimit Evropian nga vendet jashtë këtij blloku.

Ky shtet kërkoi masa shtesë me arsyetimin se ato do të ndihmonin në luftën kundër përhapjes së mëtejme të koronavirusit, shkruan “Reuters”.

Italia i ka pezulluar të gjitha fluturimet nga Bangaldeshi për një javë për shkak të një numri të konsiderueshëm të udhëtarëve që dolën pozitivë në testin për koronavirus gjatë një fluturimi për në Romë të hënën.

“Do ta vlerësoja të duhur të vendosim së bashku masa të reja parandaluese dhe rigoroze për të ardhurit nga vendet që janë jashtë BE-së dhe jashtë Zonës Schengen”, thuhet në letrën e ministrit italian të Shëndetësisë, Roberto Speranza, dërguar komisioneres së Bashkimit Evropian për Shëndetësi, Stella Kyriakides, dhe homologut të tij gjerman, Jens Spahn.

Italia është në mesin e vendeve me numrin më të lartë të viktimave të koronavirusit në Evropë, por kohëve të fundit ka shënuar rënie të shifrave ditore, duke bërë që autoritetet t’i largojnë masat kufizuese.

(Kosova Sot Online)