Analist serb tregon kush po lobon ende për korrigjim kufijsh dhe çfarë marrëveshje ka për Kosovën ndërmjet Perëndimit e Rusisë

  • E.K /
  • 08 July 2020 - 16:38
 Analist serb tregon kush po lobon ende për korrigjim kufijsh dhe çfarë marrëveshje ka për Kosovën ndërmjet Perëndimit e Rusisë

Analisti serb dhe njohësi i rrethanave politike në Ballkan, Dushan Janjiq, ka folur rreth zhvillimeve të fundit në raport me korrigjimin e kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe deklarimeve të John Bolton për një ide të tillë.

Pavarësisht se shumë mendojnë që një ide e tillë ka vdekur për shkak se nuk është përkrahur nga askush, Janjiq thotë se ende ka organizata të cilat lobojnë për idenë e lëvizjes së kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Këtu Janjqi përmend Institutin East-West që drejtohet nga ish-ambasadori amerikan në Beograd, Camron Munter.

“Beogradi asnjëherë s’ka ndalur lobimin, dhe ne ende kemi grupe lobi si Instituti East West dhe të tjerë që inkurajojnë një histori të tillë”, ka thënë Janjiq për Zërin e Amerikës.

Janjiq tutje ka thënë se pas vizitës së Sergei Lavror në Serbi është bërë e qartë që ende ska pajtim të fuqive të mëdha perëndimore dhe Rusinë për një zgjidhje përfundimtare.

“Është mirë të ndalohet, sepse edhe pas vizitës së Lavrovit, është e qartë se është arritur një pajtim mes fuqive të mëdha, të ashtuquajturit Grup i Kontaktit të Evropës dhe Rusisë, që s’ka një zgjidhje përfundimtare dhe s’ka pse të nxitohet”, ka potencuar ndër të tjera Janjiq.

Për Zërin e Amerikës nuk ka pranuar që të flasë as Aleksnader Vuçiq, i pyetur rreth deklarimeve të John Bolton, se ishin liderët e Kosovës dhe Serbisë që kërkuan të diskutohet për korrigjim të kufijve.

(Kosova Sot Online)