Ambasasa e SHBA’së: Kosova të miratojë ligj të ngjashëm me vendet rajonit për martesat e gjinisë së njëjtë, mirëpresim debatet

  • E.K /
  • 08 July 2020 - 18:34
 Ambasasa e SHBA’së: Kosova të miratojë ligj të ngjashëm me vendet rajonit për martesat e gjinisë së njëjtë, mirëpresim debatet

Ambasada amerikane në Prishtinë e ka parë si hap pozitiv deklaratën e ministrit të Drejtësisë së Kodi i ri Civil i hap rrugë lejimit me ligj të martesave të së njëjtës gjini.

Në një postim të Ambasadës në Facebook thuhet se procedimi i draftit të kodit civil në Kuvend është një hap në rrugën drejt sigurimit të barazisë për të gjithë qytetarët.

“Hapi i djeshëm për dorëzimin e draftit të kodit civil në Parlament është një hap në rrugën e duhur për të drejtat e njeriut dhe barazinë për të gjithë”, thuhet aty.

Dje ministri i Drejtësisë ka treguar se Kodi Civil i hap rrugë martesave të gjinisë së njëjtë dhe se po angazhohet për një ligj i vecantë që i lejon martesat e homoseksualëve. Ambasada amerikane e ka përshëndetur këtë nismë.

“Ne po ashtu i përshëndesim planet e ministrit të Drejtësisë për të hapur debat mbi ligjin për bashkim të të njëjtës gjini, i ngjashëm me të shteteve të tjera të rajonit”, thuhet në një postim të ambasadës amerikane në Kosovë”, thuhet në postim.

(Kosova Sot Online)