Merkel thotë se Europa dhe Bethoveni e befasojnë gjithmonë

  • E.K /
  • 08 July 2020 - 19:05
 Merkel thotë se Europa dhe Bethoveni e befasojnë gjithmonë

“Është kënaqësi që presidenca gjermane e radhës e BE-së përkon me përkujtimin në dhjetor të 250-vjetorit të Ludvig van Bethovenit”, deklaroi sot kancelarja gjermane, Angela Merkel duke folur gjatë seancës plenare të Parlamentit Europian në Bruksel.

“Simfonia IX më emocionon shumë. Sa herë që e dëgjoj, zbuloj diçka të re në atë muzikë, e cila më godet thellësisht, ashtu siç bën edhe Europa”, theksoi ajo.

”Europa rizbulohet vazhdimisht dhe vazhdon të më befasojë. Shpresoj në mesazhin e muzikës së Bethovenit, idetë e vëllazërimit dhe unitetit mund të na udhëheqin të gjithë në Europë”, shtoi kancelarja.

“Marrëveshjeje për Fondin e Rimëkëmbjes, objektivi ynë i përbashkët”

“Objektivi i përbashkët është të arrijmë sa më shpejt një marrëveshje mbi Fondin e Rimëkëmbjes sepse ne të gjithë kemi një paralajmërim para syve tanë, humnera e krizës ekonomike, ne nuk mund të humbim kohë dhe shpresoj që një marrëveshje të arrihet para verës”, deklaroi Merkel në Parlamentin Europian.

“BE mund të riforcohet nga kriza vetëm nëse ajo është e gatshme të kërkojë zgjidhje të përbashkëta, nëse ajo është e gatshme të kuptojë perspektivën e tjetrit”, theksoi Merkel

“Ne do të jemi më të fortë se më parë nëse riforcojmë vizionin dhe sensin e komunitetit, askush nuk del i vetëm nga kriza”, deklaroi Merkel në Parlamentin Europian.

“Ekonomia jonë europiane është goditur rëndë nga kriza si pasojë e koronavirusit, miliona vende pune të humbura, qytetarët kanë frikë për mbijetesën e tyre ekonomike dhe tashmë kanë nevojë për mbështetjen tonë”, nënvizoi Merkel duke shtuar se ndërprerja e zinxhirit të prodhimit kishte një kosto shumë të lartë.

(Kosova Sot Online)