Kthehen temperaturat verore, ky është parashikimi për pesë ditët e ardhshme

  • E.K /
  • 08 July 2020 - 19:53
 Kthehen temperaturat verore, ky është parashikimi për pesë ditët e ardhshme

Prej të mërkurës e deri të dielen pritet të mbajë mot me temperatura të larta në territorin e Kosovës, sipas Prishtina Weather.

Ditëve të ardhshme mot veror, i nxehtë me diell. Të dielën më freskët, mundësi për riga lokale shiu.

8.07.2020 – Ditëve të ardhshme vendin ynë do të jetë nën ndikimin e fushave të presionit të lartë dhe të një vale të të nxehtit që po depërton nga Afrika veriore. Do të mbajë mot i nxehtë, kryesisht i kthjellët dhe me diell.

Të dielen, sipas parashikimeve të fundit, një front i ftohtë do të kalojë mbi rajon, që do të sjellë mot më të freskët, me mundësi edhe për riga lokale shiu. Fillimi i javës së ardhshme sërish do të kthejë kthjellimet, derisa temperaturat do të mbesin pak të ulëta nën vlera mesatare.

Indeksi i rrezeve UV do të jetë shumë i lartë, ndaj dhe preferohet t’i shmangemi ekspozimit të gjatë në rrezet e diellit gjatë orëve të mesditës.

9.07 – Në mëngjes pak ftohtë. Kthjellët dhe me diell, ditën më nxehtë.

10.07 – Nxehtë, kryesisht me diell.

11.07 – Nxehtë dhe kryesisht me diell. Pasdite përreth viseve malore, mundësi për riga lokale shiu me bubullimë.

12.07 – Paradite kryesisht me diell. Ditën më freskët, vransirat do të shtohen, e më vonë mundësi edhe për ndonjë rigë lokale shiu.

13.07 – Mot i mirë, kryesisht me diell.

Temperatura e ajrit do të shënojë rritje të ndjeshme mbi vlera mesatare, mirëpo nga dita e diel pritet të zbres përreth vlerave pak më të ulëta për këtë periudhë kohore. Minimalet do të luhaten nga 10C deri 15C, maksimalet nga 29C deri në 34C, e ditën e diel do të zbresin në 24C.

Era do të fryejë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme, por më dominante nga krahu verior 2-9m/s.

Shtypja atmosferike fillimisht do të rritet pak mbi vlera normale, e në fundjavë do të pësojë rënie.

(Kosova Sot Online)