Hoti flet për vizitën në Francë, thotë se prej dialogut me Serbinë pret vetëm njohje

  • E.K /
  • 08 July 2020 - 20:32
 Hoti flet për vizitën në Francë, thotë se prej dialogut me Serbinë pret vetëm njohje

Kryeministri Avdullah Hoti pas takimit me presidentin Emmanuel Macron në Francë, ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e dialogut me Serbinë. Megjithatë, sipas tij, kjo nëse dialogu çon te njohja reciproke.

“Ka qenë ndër vizitat e para bilaterale pas shumë vitesh në Elizee. Në bisedë me presidentin Macron kemi diskutuar se dy vendet kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme. Ajo që është me interes është se Franca mbetet e interesuar për integrimin e Kosovës sa i përket aspektit euroatlantik. Në vjeshtë të këtij viti, pritet të mbahet edhe një forum për biznese. Kam nënshkruar dy marrëveshje”, ka thënë ai në konferencë.

“Këtë të premte mbahet Samiti i Parisit, në takim që kisha me Macronin kam treguar qartë qëndrimet tona sa i përket dialogut me Serbinë. Ne jemi të gatshëm të hyjmë në procesin e dialogut mirëpo që nënkupton njohjen reciproke”, ka vazhduar Hoti.

(Kosova Sot Online)