Familjarët e pacientëve me koronavirus po flenë në oborrin e QKUK’së

  • E.K /
  • 08 July 2020 - 20:38
 Familjarët e pacientëve me koronavirus po flenë në oborrin e QKUK’së

Familjarët e pacientëve të shtrirë në Klinikën Interno nuk lejohen të futen Brenda.

Janë shtrirëpër të pushuar.

Kjo hapsirë e QKUK-së, tani për ta është kthyer në vendin ku pushojnë.

Kjo pasi që këta familjarët të pacientëve që janë të shtrirë në Klinikën Interno nuk po lejohen të futen brenda.

Shumë nga ta po ankohen sepse thonë që për t’i qëndruar sa më afër familjarëve të tyre, po detyrohen ta kalojnë edhe natën këtu.

E se përkujdesjen e familjarëve të tyre po e bëjnë nga jashtë, e thotë edhe Fatmir Haziri që ka të shtrirë babëin e tij në këtë klinikë.

Ndërsa, një pacient i kësaj klinike këtë situatë e sheh si jo normale.

Ata bëjnë thirrje që sa më parë të mirren hapa për rregullimin e kësaj situate.

(Kosova Sot Online)