Të zhgënjyer nga Ministria e Shëndetësisë, mjekët vullnetarë ia mësyjnë Gjermanisë

  • E.K /
  • 08 July 2020 - 21:10
 Të zhgënjyer nga Ministria e Shëndetësisë, mjekët vullnetarë ia mësyjnë Gjermanisë

Për më shumë se tre muaj, qindra vullnetarë u angazhuan në luftën kundër virusit Covid-19. Të njejtit menduan se do të kenë përparësi në konkursin e Ministrisë së Shëndetësisë ku kërkoheshin 200 profesionistë. Mirëpo, ata u zhgënjyen, pasi që mbeten jashtë listes se të përzgjedhurve.

E rekrutimin e stafit të ri shëndetësor, Oda e Mjekëve po kërkon të hetohet.

Oda e Mjekëve të Kosovës ka kërkuar që procesi i rekrutimit të 200 profesionistëve shëndetësorë të hetohet

Aplikuan në konkursin përmes të cilit Ministria e Shëndetësisë do të angazhonte 200 profesionistë shëndetësorë në punë.

Por vullnetarizmi i cili cilësohej si përparësi në konkurs, nuk u shërbeu fort.

Të zhgënjyer me këtë konkurs ata po shqyrtojnë mundësinë që të largohen në Gjermani.

Edhe për vullnetaren Enkelë Kocin, e cila ndonëse nuk ka aplikuar për një pozitë pune, thotë se procesi  ishte jotransparent.

Madje thotë se po t’i ofrohej një mundësi nuk do të shërbente prapë si vullnetare, pasi që shteti po harron kontributin e tyre.

E disa prej tyre po presin akoma që institucionet të reflektojnë.

Të gjithë këta vullnetarë janë ankuar edhe në Odën e Mjekëve të Kosovës.

Drejtori Pleurat Sejdiu po thotë që procesi i përzgjedhjes së kandidatëve nuk ka qenë transparent, prandaj kërkon që të hetohet procesi i punësimit.

Nga Ministria e Shëndetësisë iu kanë përgjigjur njërës nga ankesat e këtyre kandidatëve.

Ministria ka thënë që Përzgjedhja e kandidatëve është bërë në atë mënyrë që së pari janë përfshirë specialistët e fushave të mjekësisë dhe mandej, sipas radhës, duke u renditur sipas kohës më të gjatë nga data e licencimit.

(Kosova Sot Online)