Abazi: Dorëheqja e Hotit është e domosdoshme

  • E.K /
  • 08 July 2020 - 23:28
 Abazi: Dorëheqja e Hotit është e domosdoshme

Ish-zëvendëskryeministri nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka vazhduarM me kritikat kundër Qeverisë Hoti, duke kërkuar dorëheqjen e tij të menjëhershme.

Abazi, në një postim në Facebook, ka shkruar se dorëheqja e Hotit është e domosdoshme, për të mos rrezikuar edhe më shumë jetën e qytetarëve.

Postimi i plotë i Abazit:

“Dorëheqja e Kotit është e domosdoshme, mos e rrezikoni edhe më shumë jetën e qytetarëve. Mos i detyroni ata t’ju tregojnë vendin- nuk ju duron askush me këtë nivel injorance të keqpërdorimit të institucioneve për reahtimin e familjarëve.

Dorëheqja pas tradhëtisë së votës-vullnetit qytetarë, së paku është akt pendimi. Kjo qeveri ilegale perveç që ka deficit të legjitimiteti dhe varet nga lista Srpska, është e paditur dhe injorante dhe përbën rrezik për sigurinë kombëtare dhe rrezik për integritetin territorial dhe sovranitetin e republikës.

Kosova nuk i dorëzohet Rakiçit e as Vuëicit. #Zgjedhje”, ka shkruar Abazi. 

(Kosova Sot Online)