Zv.kryeministri i Kosovës paralajmëron gjendje të jashtëzakonshme si masë më radikale

  • A.P /
  • 09 July 2020 - 07:17
Zv.kryeministri i Kosovës paralajmëron gjendje të jashtëzakonshme si masë më radikale

Zëvendëskryeministri i Kosovës Driton Selmanaj, tha se qeveria është e detyruar të marrë masa radikale nëse është nevoja.

Madje Selmanaj tha se nuk do ta përjashtojnë as gjendjen e jashtëzakonshme.

‘”Nëse vazhdon kështu do të detyrohemi të marrim masa radikale. Ndoshta, ndoshta edhe shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme”, u shpreh Selmanaj.

‘”Nëse ky trend vazhdon, jemi të detyruar t’i përgjigjemi secilës situatë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)