“Thaçi s’mund të ndalet të hënën në Hagë”

  • A.P /
  • 09 July 2020 - 07:21
“Thaçi s’mund të ndalet të hënën në Hagë”

Avokati Tahir Rrecaj, ka folur pas ftesës së Speciales për presidentin e Kosovës, z. Hashim Thaçi. I pyetur nga gazetarët se ‘a mund të ndodhë që Thaçi të ndalet në Hagë të hënën’, Rrecaj tha se nuk beson që kjo do të ndodhë.

“Një aktakuzë nuk mund të dërgohet në Gjykatë pa u ftuar i dyshuari, unë i besoj personalisht zotit Thaçi në atë që ka deklaruar se nuk është ftuar. Nuk besoj se ka rrezik që të arrestohet në Hagë zoti Thaçi sepse ai dhe të gjithë të tjerët e kanë shprehë gatishmërinë për t’u përgjigjur në këtë Gjykatë”, ka thënë ai.

“Ndoshta për rrethanat tona dhe praktikën tonë është e pazakonshme megjithatë rregullat dhe procedurat e Dhomave parasheh një procedurë që gjyqtarit pasi ti dorëzohet aktakuza, ka të drejtë që të kërkojë nga Prokurori që t’i dorëzojë material shtesë. Po ashtu gjyqtari i procedurës paraprake pasi ti analizojë provat e aktakuzës, mund të kërkojë nga Dhomat e Specializuara që të jap sqarime shtesë të personit të dyshuar”, tha ai.

(Kosova Sot Online)