Ngjarjet kryesore të ditës së sotme

  • A.P /
  • 09 July 2020 - 07:28
Ngjarjet kryesore të ditës së sotme

Këto janë ngjarjet kryesore të ditës së sotme, 9 korrik 2020:

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9.00)

Mbahet vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës për votimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10.00)

Mbahet vazhdimi i seancës plenare për votimin e propozim-rezolutës të kryeministrit Avdullah Hoti.(Kuvendi i Kosovës, ora 10.30)

Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare për kërkesën e Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e COVID-19 nga Qeveria e Kosovës, për miratimin e buxhetit. (Salla e Kuvendit, ora 11:00)

Mbahen zgjedhjet për dekanin e Fakultetit të Edukimit Fizik. (Fakulteti i Edukimit Fizik, Prishtinë, 10:00)

Në nderim të ushtarit amerikan Alexander Blake Klass nga Willamina e Oregonit, në kampin në Novosellë flamuri amerikan ulet në gjysmë shtizë. (Sheshi “Bill Clinton”, Prishtinë, ora 11:00)

OVL UÇK mban protestë “Në mbrojtje të Luftës Çlirimtare”. (Prishtinë, ora 12.00)

OVL-UÇK dega në Ferizaj mban protestë ”Në mbrojtje të Luftës Çlirimtare”. (Sheshi “Adem Jashari” – Ferizaj, ora 12:00)

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu mban konferencë për medie. (Selia e VV-së, Prishtinë, ora 13.00)

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, takohet me kryetarët e Komunave të Pejës, Gjakovës, Istogut, Deçanit dhe Junikut, në lidhje me procedimin e mëtejmë të dokumentit Plani Hapësinor i Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna. Konferenca pas takimit. (Ndërtesa e Qeverisë ish-Rilindja, salla e konferencave, kati 18, ora 15.00).

(Kosova Sot Online)