Nëna heroinë: Futet në flakë për ta shpëtuar djalin, atë e hedhë nga dritarja, vetë digjet e gjallë

  • A.P /
  • 09 July 2020 - 12:15
Nëna heroinë: Futet në flakë për ta shpëtuar djalin, atë e hedhë nga dritarja, vetë digjet e gjallë

Nënat gjithmonë sakrifikojnë për fëmijët e tyre, madje në rastet që kemi parë e kemi dëgjuar ato nuk kursejnë as jetën e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në Amerikë ku një nënë është futur në flakë për të shpëtuar djalin e saj, ndërsa vetë është djegur për së gjalli

Nëna për të shpëtuar të birin, e hodhi nga ballkoni i katit të tretë, ndërsa një person Marine Phillip Blanks, nxitoi me shpejtësi për ta pritur dhe ia doli me sukses.

Raportohet se nëna e identifikuar si Jamison është djegur për së gjalli në banesë, në tentativë për të shpëtuar të bijën, e cila arriti të mbijetonte por me djegie të shumta në pjesët e trupit.

“Kishte zhurmë dhe zëra që kërkonin ndihmë. Dola menjëherë nga shtëpia dhe shikova që një apartament aty pranë ishte përfshirë nga flakët. Vrapova për të ofruar ndihmën time. Nëna e vogëlushit kishte dalë në ballkonin e apartamentit që po digjej dhe për ta shpëtuar të birin e hodhi poshtë. Me shpejtësi u drejtova drejt djalit dhe arrita që ta mbërtheja në duar. Nuk dua të më konsiderojnë hero, bëra thjesht një veprim që do ta bënte çdo qytetar. Nëna që mbeti viktimë në banesë është heroina e kësaj historie”, tha një dëshmitar rasti.


(Kosova Sot Online)