Kina shënon vetëm nëntë raste të reja me COVID-19

  • A.P /
  • 09 July 2020 - 12:45
Kina shënon vetëm nëntë raste të reja me COVID-19

Kina ka regjistruar nëntë raste të reja të koronavirusit të mërkurën, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetit në vend, shkruan CNN.

Kjo është dita e nëntë radhazi, në të cilën Kina regjistroi vetëm një numër një shifror rastesh.

Nga rastet e reja, tre ishin raportuar në Liaoning, tre në Shanghai dy në Guangdong dhe një në Sichuan.

Ndërsa në Pekin nuk pati raste të reja për ditën e tretë radhazi. Kryeqyteti kinez u detyrua të bënte një bllokim të pjesshëm muajin e kaluar, kur u shfaq një grup rastesh të reja të identifikuara në një treg ushqimor.

Sipas NHC, gjashtë rastet e reja ishin asimptomatike, ndërsa në total nën vëzhgimin mjekësor janë ende 112 pacientë. 


(Kosova Sot Online)